Po ç’gjeti kupa boshe
ç’bojë ngjyrosi kurmën e asgjësë
derisa nuk di e as do të mësojë
ndonjëherë (si sherr i verbërisë)
se ndër dhëmbë i kërcasin
gurët e imtë të jetës tek sa hamend
një tjetër shëlbim. I mbyll sytë dhe
sheh ëndrrën e huaj si i vërtitet
ndër shpirtin e mbjellur për
të qindtën herë në botën tokësore
për t’u sporvuar me hamendësi.
Nga lart shikojmë plot dhembshuri
re të errëta pyetjesh reshin sërish
si fjolla bore me gjuhë i kap veç ca
dhe veneron kuptimet që thonë:
bosh jam, në bosh kthehem- në
atë masën e errët të Tërësisë.