Home Ballina Valeria Raimondi

Valeria Raimondi

2754
0

Valeria Raimondi jeton nē Brescia. Bēn pjesē nē Shoqatēn Movimentodal Sottosuolo, pērbērē nga poetē e artist nē Montichiarti (BS).

. Në 1991 i jep jetë projektit të Grupit Letrar Meteora të Palazzolo Sull’Oglio (Brescia), me të cilin bashkëpunon edhe sot për hartimin e “Fletëpalosjes” të vetëprodhuar që përmbledh poezi e tregime nga autorë lokalë. E pranishme në blog letrarë, në publikime të Meteora e në disa antologji si në 365 ditë të vogla të 2010 e IN BREVIS. Prej disa vitesh me kënaqësi propozon dhe promovon ngjarje kulturore e reading–recital poezie e muzike në vende si  p.sh. Kafene e  rrethe letrare, shoqata e bibloteka por edhe ne vende si: bar, stacione, mullinj, vende të vogla malore. Në 2004 e në 2008 prezanton, në fushën e nismave në mbështetje të Emergency e Lidhjambientale, shfaqjen “Poesi në çelsin Sol” me kuartetin e shkrimtarëve dhe klarinetave. muzikantin Gerardo Ferrara, propozon një spetakël të ndërtuar me tekstet e secilit, me inkursione muzikore e tinguj të tradites: “Zhurma e poezisë”.

Prej 2007 fillon frekuentimin dhe bashkëpunimin aktiv me autorë të sottosuolo ( nëntokë) në Kafenenë Galèter në Montichiari e nel 2010 merr pjesë në “Manifestin Letrar nga Nëntoka” duke rregulluar kështu pozicionin e saj! Në 2009, me aktoren Bruna Bottesini e muzikantin Gerardo Ferrara, propozon një spetakël të ndërtuar me tekstet e secilit, me inkursione muzikore e tinguj të tradites: “Zhurma e poezisë”.

Nē 2013 kujdeset per organizimin e “SCONFINA(te)MENTI”, festival pēr njē xhemelaxho kulturor me Universitetin e Kragujevac-it nē Serbia. Me grupin e  Donne A(t)traverso, nē 2013 propozon  recitalin teatral “Prigioniere delle trame, liberate dalle Reti”. Disa nga tekstet e saj poetike bējnē pjesē nē antologjitē Sotto il cielo di Lampedusa; Voci ell’Aria; Signornò: voci contro la guerra; 100mila Poeti per il Cambiamento. Nē 2011 publikon silogjinē e parē  IO NO (Ex-io), Thauma ed., ribotuar nē 2015 nga ed. Pellicano. Nē 2014 publikon “Debito il Tempo“, Fusibilia ed., pērmbledhje poezish fituese e çmimit tē parē nē Konkursin “Eros e Kaìros”, aktualisht i publikuar nga Pellicano. Nē 2016 poezite e saj pērkthehen nga Valbona Jakova nē gjuhēn shqipe bashkē me poetēt Beppe Costa e J. Hirschman: Poetre II: L’onda dentro che sospinge (Gilgamesh ed.) antologji e prezantuar nē qendrat kryesore kulturore e universitete tē Shqipērisē.

 

 

 

Për Egidia Beretta Arrigoni

(Nëna e Vittorio Arrigoni:  Itali  1975– Gaza,  2011)

 

Sa herë kam mbruajtur lot e frymë

për të të sjellë në botë, akoma edhe një herë, përgjithmonë .

Sa herë kam rrëmuar nëpër fjalë

ose brenda syve të tu aq të ngjashëm me të mitë.

Me mijëra herë kam thënë përse

e kam ngjitur me zemërim majat e viteve

deri në gjoks, deri tek qumështi i thithur

deri te e para, asaj here,  qarja jote

në këtë të fundit që nuk e kam ngushëlluar,

deri tek gishti i vogël që mbante gishtin tim.

 

Rri edhe pak  bir im,

do të të mësoj të lidhësh këpucët

ulërimën e ujkut, të ngrihesh nëse bie.

 

Harroji ato që ke mësuar në Gaza

Harro se je rritur shumë

 

E të lutem, ji i mirë, bir

e ki mëshirë për britmën eqqqqë më del

e vjen në dhomën tënde të zbrazur ndonjëherë kur vjen mbrëmja,

për atë emër profetik që ke pasur,

 

 

tani që të tjerët të prekin

e i kam zili duart e tyre mbi ty,

dashurinë tënde për ta, të atyre për ty,

ndërsa timen e sakrifikoj të gjithën

ndërsa e imja të dukej tepër.

Ki mëshirë për qarjen e një nëne, bir,

që bekon pasionin e çmendur për jetën, për paqen,

farën e dashurisë për Zonjën Drejtësi

që nga toka ime për ty e di që sot ka lulëzuar .

 

 

 

 

Të kërkoj syte e ndeshem vetem në dy

 

Të kërkoj sytë e ndeshem vetëm në dy

njëri tej horizontit e tjetri i varur tek të mitë

përkulesh e kërkon poshtë tavolinës esencën

e shtyn me forcë tek gota zemërimin e zhubravitur

duke u shtirë përshkruan një det që nuk egziston

e qan një babë që s’ka ditur kurrë të jetë babë

ose thërret nënë atë që të ka krijuar tipare të pasigurta

 

Të duhemi (secili vetveten) vetëm siç duhen ikonat të cilave nuk u ngjajmë.

Të urrehemi ( kjo e përbashkët) për talljen e të mos qënit reciprok.

Në këtë thirrje fluturimi në toka ku arësyeja e mbyt arësyen

kështu bëhet i përshtatshëm krijimi i një skenari dhe regjia na mban të bashkuar

për mos t’u lëshuar o për mos t’u dashur deri në lodhje

për të ndenjur shpinë pas shpine të gatshëm për një dyel të mundshëm

njësoj sikur dashuria ( apo hija e saj e gjatë)

të mos pretendonte gjë fshehtasi nën banak midis dy të mundurish ose dy vrasësish të heshtur.

 

Kështu ishim vetëm ne …!

 

 

Kështu ishim vetëm ne të habitur te pragu yt

me gojë gjysëm të hapura, lutje të pabesueshme

zëmërimin në grusht hedhur në tokë

dhe një agim të ri që na therte zemrën.

Thonim – Është i avashtë gjumi i hënës – dhe ti qeshje

pasi ti do ta thoje më mirë dhe dihej

që misteri mbetet në mister dhe së fundi jeta është luftë

por në një farë pike duhej hequr dorë.

 

Ne nuk jemi të përjetshëm, nuk jemi e s’do të jemi

edhe këtë ta kemi lejuar ta thuash,

por sot kemi nostalgji për atë forcë të qetë,

sot që era i hedh mbulesat tokës tënde,

përshëndet jetën tënde që lehtë ngihet në fluturim

e valvitet e sigurtë dhe e vetme si një flamur.

 

 

përktheu: Valbona Jakova

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here