Stefan Çapaliku lindi në Shkodër, në vitin 1965. Ai u diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në 1988 dhe pasoi me studime të mëtejshme në Itali, Republikën Çeke dhe Angli.
Në vitin 1996 mbrojti doktoraturën në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1993 deri në vitin 1998 ka qenë shefi i Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Nga viti 1998 deri në 2005 ishte drejtor në Ministrinë e Kulturës për politikat mbi librin dhe bibliotekat. Që nga viti 2005 ai punon si studiues në Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe ka qenë profesor i estetikës në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Dramat e tij janë interpretuar në disa festivale ndërkombëtare të teatrit, ku atij i janë dhënë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Pjesë nga veprat e të tij në poezi, prozë, drama dhe ese janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, rumanisht, polonisht, bullgarisht, serbisht, maqedonisht dhe turqisht.
Për momentin, ai është i nominuar për «Çmimin Europa» për «Realitetet e reja teatrore». Ai gjithashtu është regjisor teatri dhe filmi.
Stefan Çapaliku u shpall nga Ministria e Kulturës dhe organizata të tjera si dramaturgu më i mirë për vitet: 1995, 2003, 2007, 2012, 2016.
Ai prezanton letërsinë e sotme shqipe në “Histoire de la literature europeenne” CNRS Editions, Paris 2021.
Në vitin 2021 Stefan Çapaliku u zgjodh antar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.











STEFAN ÇAPALIKU
Më 1988, dramaturgu i madh anglez, Harold Pinter, shkruan dramën e tij të famshme “Gjuha e malit”, në aktin e parë të së cilës kemi një varg grash, që duan të vizitojnë burrat e tyre të burgosur dhe që qëndrojnë jashtë murit të një burgu të madh. Ka rrumbullak tetë orë që presin në borë. Mbas tetë orësh fillojnë e merren në pyetje nga një rreshter dhe një oficer. Gjatë shpjegimeve që ato japin, oficeri u thotë grave se gjuha e tyre, përkatësisht e malësorëve, është e ndaluar të përdoret në një institucion shtetëror, siç është burgu, dhe se ky është një argument më shumë se edhe burrat e tyre janë armiq të shtetit.
……
N’tansi lexo në
për herë të parē botuar në Panorama.al.com
http://www.panorama.com.al/mbrojtja-e-dialekteve-eshte-ceshtje-e-te-drejtave-themelore-te-njeriut/