Prof. dr. Sali BASHOTA
BIOGRAFIA
Lindi më 31 gusht 1959 në Caravik të Klinës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kijevë.
Më 1978 u regjistrua në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua më 1982. Pas mbarimit të studimeve ishte mësimdhënës në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, paralelja e ndarë në Kijevë dhe në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë. Në vitet 1983/84 i vijoi studimet pasuniversitare në drejtimin e Letërsisë. Në vitin 1988 magjistroi në shkencat filologjike me temën Proza e Mitrush Kutelit, ndërkaq në vitin 1998 doktoroi me temën Personazhi në prozën shqipe midis dy luftërave botërore (Konica, Koliqi, Kuteli, Migjeni). Në vitin 1984 është zgjedhur asistent në Fakultetin e Filologjisë dhe është avancuar në titujt ligjërues (1994), docent (2000), profesor i asocuar (2005) dhe profesor i rregullt (2010).
Në Fakultetin e Filologjisë i ligjëron lëndët mësimore: Letërsi romantike arbëreshe, Letërsi romantike shqipe, Idetë letrare dhe Publicistikë shqiptare.
Nga viti 1999 është drejtues i botimeve në Shtëpisë Botuese “Rozafa”. Në vitet 2000-2003 ishte kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re, ndërsa në vitet 2000-2004 ishte Kryetar i Degës së Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë.
Në vitin 2005, me propozimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, mori pjesë në projektin Administrimi i Bibliotekave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan u certifikua në programin ndërkombëtar për udhëheqës.
Në vitin 2009 në Edirne të Turqisë është zgjedhur Nënkryetar i Unionit të Bibliotekave të Ballkanit (BLU).
Nga viti 2009 deri më 2012 ishte Kryetar i Këshillit Botues të Universitetit të Prishtinës dhe Kryetar i Këshillit të Studimeve të Doktoratës në Fakultetin e Filologjisë.
Në vitet 2004, 2008 dhe 2012 nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës është kandiduar për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Më 2 gusht 1998, në vendlindjen e tij, ushtria dhe policia serbe ia dogjën Shtëpinë, Bibliotekën,
Dorëshkrimet.
Është autor i afër tridhjetë librave me poezi, prozë poetike, studime për letërsinë dhe kritikë letrare. Gjithashtu, është njëri ndër poetët më të përkthyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumunisht, polonisht, italisht, turqisht, suedisht, hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht etj., ndërkaq veprat e tij janë promovuar në festivale ndërkombëtare të poezisë.
Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe i Këshillit Kombëtar të Kosovës- Memoria e Botës.
Nga viti 2003 deri më 2013 ishte Drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
Nga viti 2014 është Kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Për krijimtarinë letrare e shkencore është nderuar me: Çmimin Pjetër Bogdani, për librin Kuteli prozator, poet, kritik, si libri më i mirë i vitit, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1999; Çmimin Pena e Artë për vitet 1990 dhe 2000, Revista për letërsi, art dhe kulturë Fjala, Prishtinë; Çmimin vjetor Menada, për krijimtari të veçantë, Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, Ditët e Naimit, Tetovë, Maqedoni, 2004; Çmimin e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, për librin më të mirë të vitit me poezi Bukuri e nëmur, Gjakovë, 2006; Çmimin Serembe, për krijimtari letrare dhe shkencore, Klubi i Artistëve Laçjanë dhe Fondacioni Pedrollo, Shqipëri-Itali, 2010; Medaljonin 90-vjet Bibliotekë Kombëtare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë, 2011; Çmimin letrar për veprën më të mirë me poezi për vitin 2011 me titullin Dorëshkrimi i ngjallur, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, 2012; Çmimin e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, për librin më të mirë të vitit me poezi për vitin 2011, me titullin Dorëshkrimi i ngjallur, Gjakovë, 2012.
BIBLIOGRAFIA
Vepra në gjuhën shqipe:
Vepra me poezi:
Albumi i grisur, Rilindja, Prishtinë, 1986
Zogu me profil vjeshte, Rilindja, Prishtinë, 1989
Plagomë, Fjala, Prishtinë, 1994; Rozafa, Prishtinë, 2004
Dalje nga trishtimi, Rozafa, Prishtinë, 1999
Ndiz dritën magjike, poezi të zgjedhura, Rozafa, Prishtinë, 2002
Bukuri e nëmur, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2006
Jetë me vdekje, poezi të zgjedhura, Toena, Tiranë, 2006
Natyrë e vrarë, poezi të zgjedhura, Ars Poetica, Tetovë, 2006
Kambanë zemërimi, Toena, Tiranë, 2008
Dorëshkrimi i ngjallur, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2011
Dhembje e bekuar, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2013
Vepra me prozë poetike:
Ëndrra në parajsë, Rozafa, Prishtinë, 2006
Sytë e vetmisë, Rozafa, Prishtinë, 2010
Rruzullimi i zjarrit, Ombra GVG, Tiranë, 2011
Vepra me studime dhe kritikë letrare:
Shqipshkrimi kritik, Rilindja, Prishtinë, 1997
Kuteli prozator-poet-kritik, Rilindja, Prishtinë, 1999; Rozafa, Prishtinë, 2007
Domethënia e ideve letrare, Rilindja, Prishtinë, 2001
Proza e filleve të modernitetit, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2006
Studime letrare, Toena, Tiranë, 2008
Vepra të përkthyera në gjuhë të tjera:
Exilul Sufletului (Ekzili i Shpirtit), Editura Muzeul Literaturii Romane, Bukuresht, 2004
Schalte das magische Licht ein (Ndiz dritën magjike), Magic Verlag, Zurich, 2004
Only Death is White (Vetëm vdekja është e bardhë), Rozafa, Prishtinë, 2005
Ako stanam angel (Nëse bëhem engjëll), Fenix, Shkup, 2006
Ploaia fara Tine (Shiu pa Ty), Editura Do-Minor, Bukuresht, 2008
Beauté maudite (Bukuri e nëmur), Xanthippe/Edition ASPASIA, Zurich, 2010
Прокълната красота (Bukuri e nëmur), Balkani, Sofie, 2012
När himlen tystnar (Kur hesht qielli), Holmbergs, Malmö, 2012
Allume la lumière magique (Ndiz dritën magjike), L’Harmattan, Paris, 2012
Antologji poetike (bashkautor):
Burim drite e dashurie, Shpresa, Prishtinë, 1999
Dritaren lëre hapur, Rozafa, Prishtinë, 2002
E frikshme dhe e bukur, Rozafa, Prishtinë, 2003
Eni vjen p’ej Çamërie, DÇJ & Rozafa, Prishtinë, 2004
Një gur i çarë, DÇJ & Rozafa, 2005; Toena, Tiranë, 2005
Insula nemuririi (Ishulli i pavdekësisë), Editura Muzeul Literaturii Romane, Bukuresht, 2005
Nie jest za pozno na milosc (Nuk është vonë për dashuri), Pogranicze Sejny, 2005
A Split Stone (Një gur i çarë), DÇJ & Rozafa, Prishtinë, 2006
Dann sagte der Dichter (Atëherë poeti tha), Das Internationale Literaturfestival, Basel, 2007
Antologji e poezisë bashkëkohore të Kosovës, Azminah, Jordani, 2009
Punti de cuvinte (Urat e fjalëve), Editura Fundaţiei Culturale Poezia, Iași, 2009
Balcanica, Editura Proilavia, Braila, 2010
Antologji poeziei albaneze de azi (Antologji e poezisë shqipe sot), Editura Privirea, Bukuresht, 2012
Vepra me studime për Sali Bashotën:
Grup autorësh, Sali Bashota preţuit de scriitorii români/Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë, Editura Limes, Bukuresht, 2012
Flamur Maloku, Polisemia e veprës, OLYMP, Prishtinë, 2013
Gëzim Arifi, Palimpsesti i ideve, Parnas, Prishtinë, 2013