Home Ballina Parathēnie nga Valbona Jakova

Parathēnie nga Valbona Jakova

2565
0

 

Parathēnie

 

Poesia e Fahredin Shehut ēshtē njē gērshetim i pasur me tema tē ndryshme tē cilat merren nga jeta e pērditshme pēr t’u rrēnjosur nē dimensionin shpirtēror tē njeriut, nē humanitetin e tij: nē atē pjesē njerēzore tē atyre personave qē jetojnē dhe veprojnē nē vargje por pasi asnjēherē nuk thirren nē emēr pēr njē zgjedhje stilistike tē tij,  zēvēndēsohen me pēremra, rrallē herē me pseudonime, njēsoj sikur tē ishin prani qē duhet tē perceptohen nēpērmjet intuitēs, tē dukshēm e megjithatē tē fshehur nē formēn strukturore tē poezisē.

Kēto prani pērbējnē atē kategori qē meriton thellēsisht tē merret nē analizē pēr veçantitē e saj, nē fakt autori dialogon me ta duke e bērē  vargun herē tē trishtueshēm nē disa raste, ndērsa nē raste tē tjera pērdor me mjeshtēri mjetin gozhdues e efikas tē ironisē.

Konceptet e shprehura apo tē theksuara nga autori iu besohen disa filozofive, trashendente, estetike, sufi, frymēzime personale hermetike tē vet poetit qē, nēpērmjet poezisē, i jep frymē e formē tē re ideve tē tij, duke pērqafuar e duke pajtuar botēn nēpērmjet teorish qē midis tyre gjejnē harmoni tē plotē nē shpirtin dhe nē brendinē mē tē thellē ndjesore tē poetit. Pikērisht pēr kētē arēsye Fahredinit i ēshtē dhēnē “Medalja e Artē pēr poezinē” Urē midis Kombeve, nderim ky i dorēzuar pikērisht nga Axlepin Publishing – Filipine.

Tē duash popujt do tē thotē njēkohēsisht edhe tē duash poezinē , gjē qē del nga thellēsia e ndjenjave pēr t’u parē e pasqyruar tē ndris e  tē  “ fekset në fytyrën … e tij…macadam” (Eremit) si njē urē shpirtērore e shtruar pēr tē gjithē me smerald tē jeshiltē.

Frymēzimi i poetit gjen gjithmonē shtigje tē reja, shtigje qē duhen zbuluar,  rrugē qē ndjejnē nevojēn qē tē zgjaten drejt asaj dashurie qē i hap krahēt poezisē.

Dashuria ndaj Zotit apo, thjesht, dashuria Universale, nē shekuj ēshtē paraqitur si Venera, hyjni qē gjindet jo vetēm nē disa besime fetare, por edhe nē dēshirēn e njeriut i cili kērkon tē ketē si pikē referimi “ Tē bukurēn qē shprehet nē ndjenjēn sublime”

Shkruan, pēr shembull, nē Dielli pasqyrē e fytyrēs sime:

 

 

 

 

 

Pash fytyrën e diellit në bulë vese

tek kënaqej me bukurinë e vet

shikohej si nusja me velo të hequr

pakëz para se ta kryej alkimin e jetës

 

Analogjia midis bukurive tē natyrēs dhe bukurisē njerēzore arrin kulmin nē brendēsinē shpirtērore tē autorit i cili propozon akorde me dimensionin trashendental; dhe e gjen, natyrisht, tek Sufizmi, dhe kjo pēr faktin se sufizmi konsiston nē arritjen e njē gjendjeje shpirtērore tē plotē.

Qenia njerēzore duhet tē çvishet nga gjērat kalimtare, ato qē nuk janē tē pērjetshme, nga pērditshmēria, pēr t’u ndērruar dhe pēr tē preferuar  mē mirē ato lloj veshjesh qē janē tē zbukuruara nga gurē tē çmuar tē cilēt s’janē tjetēr gjē veçse vetitē mē tē mira tē njeriut, tē vetmet qē e bējnē atē tē ngjajē engjēll. ( Dielli pasqyrē e fytyrēs sime).

 

Eja të ta rrëfej misterin e përditshmërisë

nata ta zhvesh trupin bëhesh si mejit

dita ta zhvesh qenien bëhesh si nefrit

eja të ta rrëfej dashurinë e engjëllit për njerinë.

 

Por sufizmi ēshtē edhe “ ti besohesh çastit qē ikēn” (Abu Sa’id Kharraz). Nē poezinē Vertigo shohim gērshetimin e temēs sē dashurisē me atē tē sjelljes njerēzore, temē kjo qē vetē çasti qē ikēn duhet tē mēsojē e tē marrē pērsipēr t’i bashkoje dhe t’i shtrēngojē tē dyja kēto veti nē mēnyrē tē tillē qē prej tyre tē lindin “…tē gjitha cilēsitē e shkēlqyera tē karakterit…” (Abu Muhammad Al-Jariri):

 

 

koprracia e urtisë në të kundërtën krijoi Vertigo

në dheun plotë

me të gjitha lloje të manifestimeve në

shiritin elektromagnetik

         

që të duket si slajd i çasteve të ikura dhe

asnjëherë nuk merr mësim.

 

Edhe nē poezinē Derisa ndihet vuajtja e poetit dhe e njeriut pēr vetē faktin qē bota nuk arrin tē shprehē dashuri me vepra tē caktuara dhe as ta zēvēndējē atē nēpērmjet filozofish qē dinē tua mēsojnē dashurin tē tjerēve pasi mbartin sekretet e saj.

 

 

…oh mjerim i shpirtvogëlsisë njerëzore

mos e përqesh idioritmikun urban

i cili në mënyrë arkaike emërton

krijon bën dhe dashuron edhe thotë

se fshehtësia ajo është e fjetur

tek secili e dashuri i thonë

dhe sërish vetëm me të zgjohet

 

 

Nē zemrēn e poetit dashuria ēshtē si njē kēngē e mēngjesit qē sapo zbardh  pērshēndet botēn, natyrēn, njerēzit, siç thotē edhe ai vet : Derisa tretem në dashuri. Trashendenca ma thotë këngën e Horacit Carpe Diem. Kētu gjejmē njē pikē takimi dhe shkēmbimi rreciprok idesh dhe njohurish:

 

 Trashedenca ma thotë

këngën e Horacit Carpe diem

dhe përndritet si rreze

e diellit në bulë vese

ta thotë këngën e mëngjesit

për të satën herë

dhe ende më jetohet

kur tretem si i dehuri

dashuri.

 

Frymēzimi, si njē kēngē dashurie e ndjerē nga tē gjithē qē nē kohēt mē tē lashta, bashkon poetē dhe i bēn pararendēsit e paqes, duke i çveshur e duke i bērē tē gjithē njēsoj para poezisē e cila i vesh me vetvete, me vargje tē diktuara nga zemra:

 

zemra në lotë si syri më lahet

sa herë që lexoj atë këngë…( Mē zbuluan)

 

…  poetin tashmē e kanē zbuluar pasi ndjenjat e tij i ka shprehur hapur, ka thēnē tē vērtetēn qē, nē mēnyrē tē paevitueshme, mund tē mos i pēlqejē dikujt. Ështē ndeshur me dritēn e tē vērtetave qē sjellin si njē dhuratē tē çmueshme njē poezi ku rreh njē zemēr e zbrazur nga errēsira:

 

Më thanë kush të tha poet, të mashtroi

në qafë të morën gënjeshtarët

ti je fëmijë që trroket në derë

dhuron buzëqeshjen e përlotur

me zemrën bosh nga errësira.

 

Ështē gjithashtu rasti tē shtojmē edhe informime tē tjera, nē mēnyrē qē tē kuptojmē se nga cilat vuajtje lind poezia e Fahredin Shehut, dhe çfarē arritje tē madhe pērfaqēson ajo pēr atē e pēr ne tē gjithē. Po, ēshtē rasti tē kujtojmē, jo vetēm per ne, qē poeti ynē e ka jetuar fēmijērinē dhe rininē nē njē situatē  politike e shoqērore tē njē tensioni tē ndehur, nē njē klimē intolerante dhe dhune tē vazhdueshme.

 

Ai ishte vetēm katēr vjeç kur vdiq Titoja dhe nē vitin 1989 ishte njē djalosh prej shtatēmbēdhjetē vitesh, kur konflikti shoqēror nē  Kosovē u rēndua pēr shkak tē dhunēs kundēr indipendencēs tē ushtruar nga diktatura e qeverisē sērbe tē Milosheviçit.

 

Pas rritjes, i mbijetuar nga njē luftē qē vetēm zyrtarisht zgjati katēr vite,  por qē nē fakt ai e vuajti nga fēmijēria deri nē burrnimin  e tij e mē pas, kjo e bēn tē quhet i mbijetuar, dhe mbi tē gjitha njē njeri tē vērtetē. Pasi trauma e rēndē e vuajtjes, e dhunēs, e luftēs nuk mundi tē pengonte qē brenda e jashtē tij tē lulēzonte njē ndjeshmēri humane e poetike, njē lloj vullneti dashuror ndaj dashurisē njerēzore tē tillē e aq tē fortē sa qē ajo mund e duhet tē konsiderohet vetēm universale.

Besojmē gjithashtu qē Fahredini do tē preferojē gjithmonē tē quhet me fat, tē cilit – thjeshtēsisht dhe nēpērmjet udhēsh tē mistershme – i ēshtē dhēnē mundēsia tē kthehet nē jetē, e nēpērmjet tē gjitha formave qē ajo ēshtē nē gjendje tē marrē e krijojē nēpērmjet tij si mision i saj.

 

 

Valbona Jakova.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here