Ndonjëherë i gjithë ferri të vjen e shkon
ndërsa ti ec në rrugën tënde,
mendon se po ikën nga vetja dhe
po të ndjek ajo, ajo diçka e pakonceptueshme “në-dukje-njeri”, një flluskë në formë njeriu,
që të shfaqet si ezhderha e një gjakatari,
si në gjumë, ashtu edhe në zgjëndërr
si një e lig nudo, ndërsa në vitet e mia
pesëdhjetë e kusur kam parë
të rrënohet mësimi dhe më mungon
fleksibiliteti mendor dhe inteligjenca emocionale dhe një lloj ekuilibri midis njeriut dhe morisë së “në-dukje-njerëzish”,
por ka ende një diçka
jeshile, eterike, smerald, plazmatike
që pulson rreth zemrës, kështu prej fillimit
nis një dashuri për jetën e cila mezi ēshtë.
Dhe unë nuk zemërohem kur njerëzit më thonë pse nuk e ndez televizorin, madje dje theva celularin që të mos shoh se si një pakistanez hipnotizon masivisht dhe gjoja i nxjerr xhinët
nga trupat e njerëzve- ato krijesa të liga tymuese të folklorit arab.
Sepse thuhet se ata fshihen në libra, prandaj u nisa për të djegur librin e Harutit dhe Marutit, të Shejh Toukhi-t të famshëm nga Kajro.
Dhe ja sërish është plazma ime jeshile, duke u derdhur në stilolaps për të shkruar disa rreshta para vdekjes së vërtetë mendore.
