Home Portali Art & Kulturë Merr këtë fjalë!

Merr këtë fjalë!

803
0

…këtë fjalë prej nuri të çiltër

të kufirit mes tempullit të dashurisë

dhe tempullit të diturisë

aty ky pulson germa dhe numri,

fryma bojëylber dhe vibrimi

si takti i fundit i zemrës para fanitjes

po e more,

në ta mbajtë kupa e lashtë

prej terrakote të plasaritur,

sall një ahhh ta lëshosh

do të jehojë përtej botës

që i thonë Njeri,

Se jemi duke hyrë zbathur

në udhën blu që është një

nga gogoplex flatrat të Khodamit

më të afërt me “Burimin e Pashterrshëmtë Dashurisë”-

-Ky pra është Zoti im o i hutuar

jo ai plaku me mjekër të bardhë

që ndëshkon mëkatarët e shpërblen

të devotshmit ekstrem

as korrësit e esencave njerëzore

prej yjësive tjera që na kultivojnë

si farë mustarde dhe habiten

përse luani frikohet nga këndezi

dhe pse burri i frikohet gruas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here