Home Portali Filozofi Mbi Ëndrrat

Mbi Ëndrrat

5211
0

Roli i ëndrrës në psikologjinë personale

Autor: Fahredin Shehu

Duke e përcjellur produktivitetin e shpirtënisë humane që nga kohërat e lashta e deri më sot, hasim në shumë korespondenca dhe pothuaj asnjëra nuk është në kundërthënie me njera tjetrën, madje shpesh njëra tjetrën e plotësojnë apo e mbindërtojnë.
Në këtë kontekst ëndrrat paraqesin kurs të rëndësishëm të emancipimit shpirtëror individual, “Ëndrrat janë një e dyzeta pjesë e profecisë”- Hadith, dhe ekzistojnë proedurat e mirëfillëta që udhëzojnë hap pas hapi regjistrimin e ëndrave dhe dokumentimin e tyre në ditarë, që më pastaj të bëhen analiza të mirefillëta të progresin në fushën e arritjes shpirtërore. Jo vetëm ëndrat, por edhe vizionet në zgjëndërr regjistrohen që më pastaj të reflektohet mbi dometheniën dhe progresin potencial të individit.
Ashtu si nuk ka njeri i cili nuk konsumon ushqim poashtu edhe nuk ka njeri i cili nuk ëndrron, dhe kjo është pjesë e pandashme dhe ekzistenciale e tij. Ky fenomen e luan rolij e balancit në shumë raste edhe rolin shpëtues për frustrimet dhe për dëshirat e parealizuara andaj ato e meritojnë një tretman më të denjë.
Zakonisht problemet hasen në të kuptuarit e tyre që e ka si pasojë mosnjohjen e vetës dhe dëshirave të fjetura të cilat shtresohen në ndërdijen tonë.
Ashtu si për çdo derë nevojitet një çelës, ashtu si për çdo pasyre nevojitet lustrimi për ta reflektuar pamjen, ashtu si për çdo punë nevojitet vegla, poashtu edhe ëndrra këkon mjeshtrinë e intepetimit dhe njohjes së kodeve të cila do ta dekodojnë një mister i cili shkencërisht vështirë që mund të përkthehet në gjuhën e kuptueshme.
Shkenca e sotme ka arritur të regjistroj momentin kritik, REM, të ëndrrimit, i cili zgjat disa çastë para zgjimit, pavaërsisht a është në mëngjesë apo në çfarë do kohe të zgjimit, por jo edhe vet ëndrrën, atë duhet ta rrëfej ëndrruesi dhe kjo në varshmëri sa është në gjendje ta memorizoj.
Në ëndërr çdogjë është e mundur, çdo form dhe trajtë, çdo ngjyrë dhe vibrim, pra ajo është plotësim i asaj që inkibohet në zgjëndërr dhe asaj që nuk mund të realizohet në momentin e zgjimit, duke mos dashur ta analizojmë këtu zgjimin të cilin ne e njohim e për të cilin Gurdijjeff thotë se është gjusmë-gjumë dhe për zgjim të vërtet duhet një shok, një tronditje më e madhe, një zgjim real.

Impakti i ëndrrës në organizimin shoqëror ka qenë i madh dhe ende vazhdon të jetë, por gjërat e tilla shpesh janë të heshtura. Mos të harrojmë se Anjashtanji në moshën 19 vjeçare e deklaroi Teorinë e Relativitetit, formulën e së cilës e kishte parë në ëndërr, poashtu nga temat Biblike, shih Librin e Danielit dhe ëndrrën e mbretit Nabukodonozor, pastaj Interpretuesi i ëndrrave ishte edhe profeti Jozef në pallatin e Faraonit Egjiptian, ku ëndrrën e tij e pikturon për mrekulli Vincent Van Gogh, me yjet që simbolizojnë vëllezërit e Profetit Jozef.

KORPUSI PSIKOANALITIK
Askush deri më tani nuk e vuri në dilemë fondin e Frojdit por askush deri më tani nuk u pyee burimin e koncepteve frojdiane.
E gjithë trashigimia frojdiane sumarizohet në një koncept, në atë të Phallus-it, i cili është konsumuar me shekuj si në kulturat perendimore e veçanërisht në ato lindore, Krejt Tantrizmi si produkt i arealit Hindus përqëndrohet në YONI dhe LINGAM pra në Vaginë dhe Penis si simbol i krijimit. Andaj dëshirat e parealizuara seksuale më së lëhti realizohen në të ashtuquajtura, ëndrra të qullta. Për një realizim të tillë seksual janë zhvilluar teknikat dhe pozat nga më të llojllojshme të cilat na i zbulojnë Kaliyana në Kama Sutra dhe Vatsyayana në Anangaranga, të cilat për kulturat tjera mund t’i takojnë domenit ëndërror.
Në këmi gjetur korrespondencat në librin e intrepretimit të ëndrrave të Frojdit me atë të Ibn Sirrinit, i cili ishte Abir apo interpretues i ëndrrave dy gjenerata pas Muahmedit, profetit të Islamit. Ajo çka mendojmë se është e rëndësishme të ceket se po ky koncept i Phallusit është evident si tek Frojdi ashtu edhe tek Ibn Sirrin, pra objektet si Lapsi, Shpata, Shigjeta, Karrota, Trangulli, janë simbole të Phallusit
Si Frojdi ashtu edhe Jungu dëgjuan shumë njerëz/pacientë dhe i regjistruan ëndrrat e tyre për t’i analizuar ato më vonë dhe për ta formuar një vokabular ëndrrash që më vonë do t’i shfrytëzojnë si kode për dekodimin e domethënies së ëndrrave më të shpeshta.

Në interpretimin e ëndrrave rëndësi të madhe i është kushtuar gjendjes së ëndrruesit, stinës së vitit, pastaj mbi të gjitha simbolet, trajtat, perceptimet e ëndrruesit gjatë ëndrrimit, ngjyrat, numrat, shtazët, krijesat inekzistente etj.

ËNDRRAT NË ARTE
Në krijimtarinë njerëzore ëndrrat gjithëmonë kanë luajtur rol krucial, në letërsi e veçanërisht në pikturë dhe arkitekturë.
Interpretime të ëndrrës në trajtë letrare i hasim në letërsi, të Blejku, Rumi, Defoe, në piktur të Hieronimus Bosch, Salvador Dali, Pablo Picasso, Vincent Van Gogh etj, në arkitetkrurë tek Zaha Hadid e kështu me rradhë.
Emrat që i përmendëm janë dëshmuar në fushat e tyre të artit duke e shfrytëzuar mediumin e tyre artistik më së miri për ta materializuar ëndrrën e tyre.
Duke krijuar kështu harmoninë në mes të reales dhe ëndrrores, ne i lexojmë librat apo shikojmë objektet të cilat burimin e kanë në një lloj specifik të gjendjes psikike të cilën e kemi emërtuar ËNDRRA,

KONKLUZION
Ky isht e një vështrim më i shkurtër i mundshëm që t’i hidhet një tufë dritë një fenomeni me të cilin po ballafaqohemi çdo ditë (nëse flejmë gjatë ditës) dhe çdo natë respektivisht.
çdo paragraf i këtij vështrimi kërkon një përpunim më të zgjeruar dhe më spjegues dhe meritor, mbi këtë fenomen të pandashëm ontologjik human.
Me sipër kemi përmendur se nuk ka njeri i cili nuk sheh ëndrra, andaj qoftë ai besimtar apo jobesimtarë ai ballafaqohet me diçka të paspjegueshme dhe kërkesat e parealizuara ëndrrore për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm e të cilat nuk i plotësojmë, nga jeta jonë krijojnë tapiseri shumëbojëshe dhe lejnë zbrazëtira të paarnuara të individualitetit tonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here