Home Ballina Kur të zgjohesh…

Kur të zgjohesh…

733
0

…e kur të zgjohesh një ditë
dhe hologrami i prindit të flet,
kësaj radhe pa të qortuar dhe
dikush i panjohur ta rrah krahun
pa ta goditur një tufë laseri në shpinë,
një hibrid njeriu e shtaze të pafajshme
para syshë të kalon si një ithtar
feje të re, të cilës as emrin nuk ia di.

Ç’ke për të thënë ti o i përzgjedhur
nga mesi i milion individëve të harlisur
në garën për t’u bërë një fetus njeriu?

…edhe për ata “në-dukje-njerëz”, të cilët
të penguan të bëhesh “Njeri”, veç nga
hasmëria e kahmotshme që u trashëgua
ndër katërmbëdhjet breza përcjellur
deri në ditën kur ti dashuroje babëzisht
çdo gjë, ama çdo gjë njerëzore,
gjysmë njerëzore dhe tej-njerëzore.

Do të heshtësh me siguri, i nemitur
do të ravgosh ndër numra, valë dhe
frekuenca, ndër veshë shumë mjegull
o kokëbosh për kohën e humbur në
përpjekjen për t’i zgjuar me apo pa
goditje të gjithë ata të këllapisurit
e motit tënd.

Shehu

TOBIAS GREMMLER
Butterfly Lovers

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here