Home Uncategorized Kumakët në oborrin e lokës

Kumakët në oborrin e lokës

133
0

             "Kur të arrijë barka e jetës
             lundro pa mallimin për rehatinë 
             e tokës që e lë pas".

kur zgjohesh nga kllapia e jetës
e sheh botën me syrin e kujtesës

…edhe plagët e fëmijërisë i kujton se si
t’i shëronte lokja gërrithat e bërrylave
me lulet e kumakut në vaj ulliri e mjaltë
valuar dhe aroma e luleve
përhpej-shpalosej si top mëndafshi
të të pështjellë me ftohtësi të lehtë flladitëse.

…edhe rrënjë rrike shtypte në avan
me pekmez rrushi përzier kur kolli
na i ndante mushkëritë e njoma.

…edhe shpresës i rrija ballë
sy më sy u shikuam në
kodrën e jetës
ku fryente erë e lehtë
që shpërndante lutjet
e të devotshmëve të cilët
të përulur për botën/ smerald
në kurorën e amshimit tim
rrinë në përherëshmëri dhe
një ditë më shumë.

Fahredin Shehu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here