Khédija Gadhoum, (Tunizi-ShbA) është poete dhe përkthyese letrare. Ajo është autorja e celosías en celo (Spanjë 2013), más allá del mar: bibenes (Spanjë 2016), Oltre il mare: bibenes (Itali 2019). Përkthimet e saja përfshijnë: Voces desde Taiëan: Antología de poesía taiëanesa contemporánea (Spanjë 2017), Taiëán no es un nombre. 19 poetas taiwaneses contemporáneos (Kolumbi 2020), and Ditari i Jaseminave të Bardha: Antologji e Poezisë Moderne Tuniziane të Përkthyera (Taivan 2020). Ajo ka përkthyer nga gjuha spanjolle në anglisht, dhe nga arabishtja në gjuhët angleze dhe spanjolle, poetë nga Afrika, Evropa, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Azia Perëndimore. Ajo aktualisht po punon në përkthim të një antologjie të poezive nga Iraku, prej arabishtes në spanjisht. Ajo është finalist në XXV Concurso Voces Nuevas de Poesía. Ajo ka marrë pjesë në lexime të poezive dhe festival në ShBA, Amerikë Latine, Evropë, Azi dhe Afrikë. Poezia e saj është përkthyer në disa gjuhë botërore. Ajo ka bashkëbunuar në disa revista letrare dhe poetike dhe gjithashtu në përkthime. Ajo mori titullin M.A dhe Ph.D. në letërsinë dhe kulturën moderne Amerikano-Latine nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, dhe së fundi është pensionuar nga Universiteti i Xhorxhias. Ajo është anëtare e PEN America.
BUQETË
- DEEP
kur virtyti bie
humnera na kujton të zgjedhim
emrat tanë përderisa
e heshtjen zhveshim
do të jesh i figuracioni i parë
dhe sigurisht jo i fundit mes
të pamurit dhe të qenurit i fshehtë
i panjohur për të kaluarën tënde të errët
do të rritesh
pa famë (zjarr) do të shndrisësh
mbi narracionin tënd do të flasin
por ti vazhdo të fluturosh lartë
si një top pambuku i lehtë e i vogël
duke shpalosur pergamenën e thellësisë
Ushqim Komod mes orës 10:30 deri në 2:00 pasdite
Merr frymë thellë, dëshiron të ulesh
Gati për të porositur në portë e një gjuhe të re
menyja e të hënës përfshin domate të ziera & bukë misri
dhe pastaj
të martën servojmë pulë të fërguar me salcë dhe ti bëhesh
lufta e vetme mes realitetit dhe dëshirës për të fituar derisa
perimet e së mërkurës me rrepë dhe fasule për stomaqet që gumëzhojnë
& e enjtja është dita jonë e gjelit të detit me mbushje bashkë me biseda të zbukuruara me ëmbëlsirë
që duan të zbulojnë atë çfarë po përtypje nga shtëpia duke pritur
mustakun e së premtes me patate
entuziaste për mikpritjen Jugore
në Plantation Buffet në Xhorxhian zemërgjerë.
2. PËRSËRI (kundër)
Në fillimet e shoqërisë, secila qenie është njeri
James Arthur Baldwin
Lëkura ime përsëri zhargoni im zbatica rrezikon
Anën e zezë të fshirë nga pjesëza
të rëndomta kush jemi ne lëvizje përsëri
Sisyphus i përmbysur
Vdekshmëria e gdhendur është shkëmbi
që nuk mund Të jetë në kurthe
Imiton gërvishtjen në analogji
Çfarë?
Dhe rrjedha boshe do të jetë
Rruga e palodhshme që refuzon
t’i dorëzohet gravitetit
Thanatos
Nuk është qëllimi yt.
—“Qëlloje kush po vjen për darkë?”
Një Grup i Madh Zezakësh i Mësuar me Kulturën e Pambukut NË SHITJE.
HANNIBAL, 24, karakter i mirë
PRINCI, 27, shofer
BETSY, 40, infermiere
FOSHNJET, 9 muajshe
TOTALI: $1,270
Kushtet: Kesh. Ne shesim gjithçka pa kursim.
—“Si mund ta kuptojmë këtë marrëzi?”
ne qeshim
imitojmë të qeshurit
kur zhvillohemi në terrorin
e keqkuptimit njerëzor.
—“Çfarë do të thotë të jesh i Zi në Amerikë?”
Ne zgjedhim të banojmë në lëkurat tona
e gdhendim elasticitetin tonë në ngjyrën e printimit 3d
nuk na lejohet të ndryshojmë kodet.
—“Çfarë do të thuash?”
Stinë quhem në Amerikë,
Gjithmonë jam e lirë të luftoj, asnjëherë e lirë të pushoj
—“Dhe përgjigjet e të gjithë pyetjeve tua janë”:
Brenda vetes sonë
Kundër sistemit
Harresë e dukshme
”Në kujtim të viktimave të padrejtësisë racore dhe brutalitetit të policisë”.
#BLACK LIVES MATTER.
3. MISTIKA
Ata thanë: je bishë dhe një grua e rrezikshme. Unë po them të vërtetën. Dhe e vërteta është e rrezikshme.
Nawal El Saadawi
1.
Firdeusi gatoi, fshiu dhe u lut në
një qeli ku dritaret dhe dera ishin të mbyllura ngushtë
e Toka jehonte atë çfarë po na vinte
ishte një aksident… apo s’ishte?
ajo nuk mundi të çlirohej herën e parë
e rrëmbyer nga burra të armatosur
plot urrejtje nën qiellin e zhveshur
trupi i saj i rrethuar po kërkonte prehjen
ajo është një ode në përsëritje
ajo është e lirë të bëjë çfarë të dojë, dhe e lirë
të mos bëjë… një iluzion që zhytet larg dhe humbet
lutje të përmbytura që rritën e zbehën
mistikën e saj por jo dhe Zotin.
2.
Nderi kërkonte shuma të mëdha parash për t’u mbrojtur
AI tha duke u ndjerë i pavlerë në labirintin e Evës
i ditur në rregullat fetare ai sundon
fantazi që s’e mbushin shpirtin kurrë
AI donte ta mposhte
dashurinë para se dashuria të vinte në qytet
Ai donte të pushtonte me një zar të ri
që ia vendos çmimin një trupi
që ajo s’e posedonte
AJO u përgjigj duke përpëlitur
a të pëlqejnë portokajtë apo mandarinat?…
ai gjuajti një monedhë mes gishtave (të saj)
Ishte sikur ai ta hiqte një mbulesë nga
sytë e saj dhe ajo po shihte për herë të parë.
çfarë në të vërtetë ndodhi nuk është ajo çfarë po mendoni.