Keijiro Suga ( 1958) është poet dhe kritik letrar japonez nga Tokyo. Është autor i dhjetë librave me kritikë letrare nga të cilët Transversal Journeys (2010) ësstë shpërblyer me Yomiuri Prize for Literature në vitin 2011. Agend’Ars është seri e poezive me 16 vargje që përmbajnë 256 pjesë. Këto janë publikuar në katër libr atë ndarë nga viti 2010 deri 2013 si dhe përkthimi në Spanjisht tëbotuar në Mexico në vitin 2015. Është përkthyes i zoti nga Frëngjishtja, Spanjishtja dhe Anglishtja në Japonishte ku përfshin autorë si Edouard Glissant, J.M.G. Le Clézio, Maryse Condé, Isabelle Allende, Jamaica Kincaid dhe Aimee Bender.
Është professor dhe ligjëron Teorinë e kritikës letrare në Meiji University, Tokyo.
I
Erdh koha që këtë
dhomë ta bëj atelie
Çka duhet të krijohet janë frute pa ujë
konturat e tyre do të vijëzohen me via të thyera si një yjësi
dhe do të formojnë një teposhtëze të butë që bie në det.
ritmi i lirë i tyre ndërvepron me çjerrjen e tyre
Tre zogj të lehtë po fluturojnë në hijen e kullës e cila po ik këtej
cilado perandori që mund të ngritet dhe bie në këtë botëe
vetëm një republikë pas dëshirës sate do të të mjaftojë
e themeluar në tokën e cila sheh nëpër borë si esëncë drunjësh panje
në atelieun tim nuk ka fjalorë
në vend tëkëturë ëshët e pajisur me çdolloj thonjësh dhe zumoara
këtu dëshmon fluturimin kuturu të plumbit si fluturim bletësh
dhe germat avullojnë pashpresë
duke riinterpretuar gjerëesinë shkrirëse
në mes të kësaj dhome do ta vendos një tryezë të rrumbullakët prej mështekne
dhe përrreth saj gjashtë vepra për secilën pasdite
Nga anglishtja pëkrtheu
Fahredin Shehu