Linz, 2018. Foto: Johann Traunwieser
Takimi i parë, shikimi i parë… kush nuk e ka përjetuar këtë moment, në të cilin gjithçka duket e mundur dhe bota është e mrekullueshme? Në pikturën e tij, vaj në pëlhurë/kanavacë artisti GazmendFreitag kap magjinë dhe shpresën e një takimi të tillë. E gjelbëra dhe e kuqja shëndritese shprehin ndjenjën e një gjallërie shumë të afër. Portreti i gruas së re, i mbushur me dritë është fokusi dhe duket sikur shkëlqen nga brenda, admiruar, me dashuri nga artisti, i cili edhe vetën vendos në pikturë duke shprehur ndjenjat e tij.
Vepra e Gazmend Freitag prezantuar nga Galeria ARTINNOVATION në ART Salzburg 2018.
Gazmend Freitag është një artist bashkëkohor me origjinë shqiptare, i cili pikturon motive realiste, në piktura me vaj në pëlhurë me ngjyra të gëzuara ose vizaton portrete me laps, shkumës apo tush. Me keto teknika ai përpunon dhe riprodhon kujtimet që ka në vendlindjen e tij, natyrën, njerezit e saj dhe i ndërlidh keto më jetën e tij të sotshme.
Arti i Gazmend Freitag buron poashtu edhe nga përvoja e tij si shqiptar kosovar në diasporë gjatë kohës së luftërave në Ballkan në vitet e 90-ta, ajo, që e detyroi Gazmendin, që në vitin 1990 të largohet nga vendlindja e tij Kosova dhe të marr rrugën e arratisjes, fillimisht për në Gjermani, për të kaluar më vonë për në Austri, ku në vitin 2013 vijoi studimet në drejtimin e artit nudo, kryesuar nga Annelies Oberdanner në Universitetin e Arteve në Linz. Gazmendi përvojen e tij të vuajtjes të një të perndjekuri nga vendlindja e ndanë me shumë refugjatë të të sotshmës.
Veprimtaria e Gazmend Freitag përfshinë portrete të personaliteteve të shquar, si të vjetër ashtu edhe të rinjë, portrete të personave të dashur, akte nudo, skena të jetës së përditshme në qytetet me të cilët ai është i lidhur shpirtërisht, sikur Prizreni apo Linz-i i Austrisë, ku ai sot jeton dhe vepron.
Artisti pikturon me stilin e klasicizmit bashkëkohor, i cili midis impresionizmit dhe ekspresionizmit krijon një formë të re të realizmit modern, kështu që Gazmend Freitag sot mund të definohet si një artist nga të mëdhenjtë të artit ndërkombëtar bashkëkohor. Freitag njeh mirë sekretet figurative dhe i shfrytezon këto për të krijuar vepra fascinuese. Ai paraqet bukur emocionet që i merr nga rrethi i tij dhe i përhap ato në dimenzione elegante, përderisa kompozicionet e tij rrezatojnë romantikë, idilizëm natyre dhe hare të jetës. Në shumë vepra të Gazmendit shprehen momente jashtëzakonisht të bukura dhe shumëthënëse, siç është vepra “Kur të pashë për herë të parë!”, vaj në pëlhurë/kanavacë, 120 x 120 cm, e cila është ekspozuar në ART Salzburg të Austrisë.