Nexhat M. Rexha i lindur në Gjakovë më 18.12.1958.
Shkollën fillore dhe Gjimnazin e ka kryer në vendlindje.
Fakultetin e mjekësisë e kamë kryer në Prishtinë më 24.02.1984.
Prej asaj kohe kam kryer detyrën e mjekut në shtëpinë e shëndetit në Gjakovë.
Më 1981 si student jam pjesëmarrës i demonstratave dhe ilegales.
Specializimin e kam filluar në klinikën e urologjisë në Prishtinë 1988-1990.
Prej 1990 kam vazhduar dhe kam përfunduar në Lubjanë specialimin në urologji me 1992.
Kam filluar punën si urolog në kuadër të kirurgjisë në spitalin e Gjakovës dhe pas një viti kam themeluar repartin e urologjisë në kushte të okupimit.
Jam veteran i luftës së UCK me punën dhe pjesëmarrjen aktive si urolog.
Kam marrë pjesë në kongresin e urologëve Slloven më 1998 me punimin “Trajtimi endoskopik me incisionit të obstruksioni primar i qafës së qeskës urinare”.
Studimet post-diplomike i kam përfunduar në Zagreb më 2005 ku kam marr titullin magjistër i urologjisë.
Në kongresin Botëror të Urologëve në Paris me 2007 kam marrur pjesë me punimin
“Trajtimi i gurëve me ESWL në ureter”.
Që prej vitit 1996 jam antarë i shoqatës europine EAU dhe pjesëmarrës në të gjitha kongreset: Londër,Paris,Stockholm,Milano,Vien,Gjeneva,Stamboll,Munchen,Madrid etj.
Me 01 Nëntor 2000 kam filluar punën e thyerjen e gurëve në veshka, ureter dhe qeskë urinare me valë elektromagnetike në poliklinikën private në Gjakovë.
Më 2011 kam hap spitalin privat urologjik” Mendja Integruar Mjekësore” në Gjakovë së bashku me gruan Dr.Shpresa Rexha anesteziologe-reanimatore si dhe me Dr.Ardian Jusufi urolog dhe Dr.Avdyl Hoxha urolog.
Në Tetor 2013 në bashkëpunim me urologët nga Hamburgu Dr.Tobias Pottek urolog dhe Dr.Rainer Schmidt urolog kemi filluar punën në spitalin “M.I.M” në Gjakovë.
Me thyerjen e gurëve në veshka me URS fleksibil me Stone Laser dhe operimin e prostatës me Green Laser.
Ndihmë të pa kursyer në ngritjen e nivelit profesional të spitalit M.I.M.ka dhënë Prof.Hendrik Van Poppel
EAU Adjunct Secretary General – Education
University Hospitals of the KULeuven
Me 23-24 Shtator 2016 kam mare pjese me punimin Green Light Laser minimaly invasive techniques in the treatment of BPH