Ashraf Aboul-Yazid u lind në Egjipt më 13 mars 1963. Kryeredaktor, SERITË E LETËRSISË “RRUGA E MËNDAFSHTË”, ka punuar në Gazetari Kulturore për 30 vjet. Ka botuar dhe përkthyer 40 libra. Mori çmimin Njeriu i Kulturës në vitin 2012, Tatarstan, Rusi. Çmimin Manhae për Letërsi, 2014 nga Republika e Koresë, Çmimin për Gazetari në Kulturën Arabe, në 2015, EBA, dhe është President i Asociacionit të Gazetarëve të Azisë që nga prilli i vitit 2016. Disa nga libra e tij janë përkthyer në gjuhët koreane, turke, perse, gjermane, angleze, sindhi, spanjolle dhe në gjuhën malajalame.
(1) Cila Grua?
Cila grua do të na sakrifikojë në skenën e parë
Përveç asaj të cilës ia falëm jetën?
Cila shtëpi do në braktisë në ditët e përmbytjeve
Përveç asaj që e ndërtuam me krahët tanë?
Cila rrugë do të na gjuajë në udhërkryqin e parë
Përveç atyre rrugëve që përkshkuam për të tjerët?
Cilat sheshe do të dëshmojnë për pafajësinë tonë,
Përveç sheshit në të cilin vendosim statujat tona?
Cila distancë do të na vrasë
Përveç atyrë hapësirave mes poezive.
(2) Hapat
Kthehem prapë në shtëpinë e zbrazur
Dhe i bie ziles
Vetëm për të kujtuar
Jehonën e hapave të tu.
(3) Një burg
I burgusori ëndërrimtar
po e pyet rojen mizor
“Si mund ta dish që
Ti nuk je i burgosuri im?
A nuk jemi të ndarë ne nga
të njëjtat grila?!