Biografia
Ana Pejoviq u lind në Nikshiq, Mal i Zi. Ajo është magjistre e shkencave të letërsisë, dhe kandidate për PhD në fushën e Teorisë së Artit Modern. Ajo ka shkruar poezi qysh si fëmijë. Pejoviq ka publikuar koleksionin e mëposhtëm të poezive:
Poetika e abusrdes – 2006
Ecja e ushtarëve udhëheqës – 2012
Mos I prek rrethat e mi – 2017
Asaj iu ndan këto çmime:
Çmimi për letërsi “Zaloga” – për koleksionin e parë të poezive (Poetika e absurdes, 2006)
Çmimi për letërsi “Mirko Banjeviq” për poezi – Mos i prek rrethat e mi – 2017
Çmimi për letërsi për poezinë më të mirë të dashurisë “Drita e kuqe e rrugës” Mrkonjniq Grad, 2018.
Ajo ka publikuar një numër të madh të artikujve shkencor në Mal të Zi dhe jashtë vendit. Është anëtare e Rrjetit Shkencor të Ministrisë së Shkencës në Mal të Zi. Me kombësi është malazese, dhe anti-fashiste me zgjedhje.
Ajo jeton në Nikshiq dhe Cetinë.
Fjalë
Përmes fjalëve rrjedh gjithcka dhe në fjalë kthehet,
Sikur dhoma e bardhë
Kordon i mëndafshtë për kaftanin tënd të osmanlive
Si dëshirë kokëfortë e gishtave
Që kruhen, lëndonjë dhe shpojnë
Gishta që kërkojnë për majen e malit të hënës
Që të kolapsohen
Në përqafim
Në prekje
Në vallëzim
Në kufijtë e atdheut
I cili po shitet lirë
Dhe ti je i lënë zhveshur dhe zbathur
I huazauar nga një set shkrimesh
I infektuar nga metaforat
Nga imazhet e mësuara prej zemrës
Së njerëzve, zotërave
Dhe njerëzve shterpë.
Përmes fjalë rrjedh gjithcka dhe në fjalë kthehet,
Sikur pullë e thatë postare
Në të cilën vështirë që mund të shohësh
Mjaftueshëm për të lënduar
Gjoksin tuaj prej luftëtari
Dhe ca brinjë të thyera…
Kush ka nevojë për fjalë?
Ne jemi e vetmja ëndërr
Ne jemi një ëndërr.
Hyjnia e fjalës mbi heshtje,
Jerusalemi i Çliruar
Tek i cili ndryshojmë muret e shpellës
Dorëzohen dhe fytyrat e përpëlitura të
Parardhësve
Manteli i detit anash horizonitit,
Përmbi carcafëve të mirë që dridhen.
Këtu edhe shpirti im po e dëgjon kohën
Të vetëm gjë të shenjtë që nuk e zotërojmë.
Ne jemi një ëndërr.
E vetmja ëndërr pa zogj, role të reja
Pa premtime, pa katedrale gotike.
Më pak kryqëzime të sezonave të vitit,
Nga dashuria dhe vetmia e fundit.
Zoti im,
Vendi ynë i pagëzimit nuk ishte Senat,
Ishtë Dita e Gjykimit e zhveshjes së rrezikshme
Brenda dhe jashtë.
Kishte anticitet, përcarje dhe miniature,
Fati i Skenës Hyjnore, që u pagua për,
Skenën e mëkatëve të zhveshura,
Bregalnica e rikënduar e poshtëruar nga heshtja
Zoti im,
Ne jemi ëndrra pa zogj.
Koha e të shpresuarit
Dhe brtima e shqiponjës dy krenare
Të cilën e puthim, të bashkuar
E të lodhur nga Zërat, Ofertat dhe Përjetësia.
Dosja
Ndërmjet dafinave,
Ndërmjet fjalimeve,
Fletët e thata rëknojnë
Si gramatikë e plagosur
Si përfundim i egër gramatikor i formës
Së fjalëve,
Të njeriut,
Të fatit.
Ndërmjet dafinave,
Ndërmjet fjalimeve të varfëra,
Ndërmjet borxhit të njerëzve,
Shpresa ime zhytet
Për turp,
Për varg,
Për triptikë.
Ndërmjet dafinave të endura
Ndërmjet fjalimeve të shkruara
Lulëzoni dashuritë e mia të vogla
Për kolona,
Për barrikada,
Për ndërtesa.
Mes dafinave të larta
Mes fjalimeve të ndaluara
Janë lindur gjurmët
Grilat
Djajtë e mi
Të padukshëm.
Ndërmjet dafinave të degëzuara
Dhe fjalimeve të padenja,
Poezia ime shumë e trishtë është shkruara
I është dedikuara shpëtimit
Nga të mos diturit
Nga të gjithë diturit
Nga vuajtja.
Ndërmjet dafinave të gjelbra
Dhe fjalimeve të guximshme
Të shkruara në simbole mitike
Pushon dosja ime e pabindur
Për disa Mesia më të trima
Për ca barinj të ri
Brigadierë,
Fakirë të rrugës
Oficerë të qiellit.