Home Ballina Draško Došljak- Montenegro

Draško Došljak- Montenegro

2083
0

Draško Došljak, Mali i Zi

Draško Došljak. I lindur më 1966 në Berane, Mali i Zi, ku mbaroi shkollën e fillore dhe të mesmen. Diplomoi në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Është doktor i shkencave filologjike.  Profesor në Fakultetin Filologjik në Nikšić dhe shef i programi studentor për Letërsi Malazeze dhe Jugosllave. Është autor i pesë librave në fushën  linguistikës dhe onomastikës dhe rreth 300 punimeve shkencore, ese, prezantime dhe vështrime. Pjesëmarrës në shumë takime vendore dhe ndërkombëtare. Është anëtar i redaksive në shumë revista në fushën e shkëncës dhe të letërsisë.

Poezinë e boton në revista dhe gazeta gjithandej nëpër rajon.

FËMIJËRIA

Gjithmonë ishim mjaftueshëm

Për lojë

Shkollë

Dhe krejt të tjerat

Nga babai pritëm çdogjë

Nga nëna edhe ushqimin

Kishte ujë

Dhe gëzime

Po deri diku

Qielli ishte i lartë

Na priste

udhëtojmë

jo bash me rend.

Jo bash…

NJERIU

Si të kuptoj ku është Njeriu

Ta gjej

Të takohemi

Kjo është kohë kërkimesh

Të Njeriut

I cili u humb

Nëse e tkaon

lajmëro

ndoshta Ai na kërkon neve

i vetmuari më lehtë gjen

Dikush ka humbur udhën

Të gjithë të humbur jemi

Kolonat

Që kërkojnë.

LIMI

Ai nuk është lum

Lumenjtë rrjedhin

Kanë ujë

Ai ka kujtimet

Shtratin e vet

Nga kodra në kodër të kujtimeve

Pret peshakarët

Të palindur ende

Ai flet

Këshillon

Dashurinë

Ai harron kohën

Të gjitha burimet janë të tij

çdo pikë nga qielli

Në prehrin e tij  

Kujtimet rreziten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here