Engjëlli
I veshur me të bardha (dhe kishte
fiksim të caktuar—mbase rustikal—
për metaforën).
“Çdo engjëll është i tmerrshëm,” tha
dhe e mbylli rastin.
Gratë gjysmë-mbyllën sytë e tyre
Më qëllim që të kuptojnë më mirë.
Loçkat e vogla, ca të shëmtuara, të thyeshme
sikur ato të cilat i ndrrojnë emrat e tyre
në Rosemary apo Jacqueline
dhe i mbledhin kukullat.
Unë isha e forta
dhe unë shkova me të,
do të mund të isha zuskë perfekte
por unë shkova në fakultet.
Ata madje nuk kërkojnë nga unë të jem engjëll.
Rrëfimi është se ai fluturoi,
ai fluturoi sepse ai rresht
—“Çdo engjëll është i tmerrshëm”—
është portreti i tij besnik.
Lajmëtari nga Orienti,
nga aspirina dhe soda,
andaj mendova, dhe unë fluturova po ashtu
ndërsa poshtë në trotoar
çdo gjë ndodhi natyrshëm:
“Kjo jam unë dhe kjo është ajo çfarë bëj unë.”
unë bubërrij, “Unë të ofrojë më të mirën që kam…”
A isha mjaftë vigjilente?
A shikoja unë tek sa engjëlli i ndërroi
pasqyrat vetëm që të shoh se çfarë ndodhi?
A e kuptoja unë një pamje të shtrembëruar
se gjërat me të vërtetë vlonin?
Çështje pazaresh të tmerrshme, më tregoi ai,
Zemërim i Zotit.
S’ke përse frikohesh? Fundja, vashë
asgjë nuk të mbyt dy herë.
Mbase e tregova njëherë këtë.
Por e treguar më mirë, e treguar mirë.
Sepse e di që kjo është diçka që askush
nuk nuk do ta kujtonte ndonjherë.
Sepse unë e di se çdo engjëll është i tmerrshëm.
dhe unë nuk jam engjëll.
Përktheu nga Anglishtja
Fahredin Shehu