Home Ballina Prof. Asoc. Dr. Sc. Fadil Hasani

Prof. Asoc. Dr. Sc. Fadil Hasani

281
0

Prof.Asoc.Dr.Sc.Fadil Hasani u lind në fshatin Vërban, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Bujanoc. Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi i Kimisë në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasdiplomike në drejtimin Kimi Analitike dhe Kimi e Mjedisit i mbaroi në vitin 2008, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2010 regjistroi doktoratën dhe në vitin 2013 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa hulumtimet e disertacionit i zhvilloi në Institutin për Fizikë Bërthamore të Zbatuar në Tiranë, nën udhëheqjen e Prof.Dr.Kostandin Dollani, me temë “Vlerësimi i Ndotjes Mjedisore Radioaktive”. Nga viti akademik 2011/2012 është ligjërues në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “ALMA MATER EUROPA CAMPUS – REZONANCA” në Prishtinë dhe më tutje vazhdon të punojë. Që nga viti 2008 deri në vitin 2022 ka punuar në Zyrën e Kryeministrit, në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore në pozitën e Inspektorit për siguri bërthamore dhe mbrojtje nga rrezatimi, me një përvojë mbi 14-vjeçare nga kjo fushë. Është ekspert për “Mbrojtje nga Rrezatimi Jonizues” i njohur nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore. Pas daljes nga Zyra e Kryeministrit, përkatësishtë Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore themeloi kompaninë “AlphaExpert” për mbrojtje dhe për siguri nga rrezatimet, ku drejton veprimtarinë e tij, duke kryer ekspertiza dhe trajnime në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes nga rrezatimi. Deri tani ka të botuara mbi 40 punime shkencore në revistat më prestigjioze të vendit dhe ato ndërkombëtare, si: Shqipëri, Itali, Hungari, Poloni, Rumani, Austri, Gjermani, Britani e Madhe, ShBA, Turqi etj. Në vitin 2014 ka botuar librin Universitar “RADIOKIMIA” me dy bashkautorë nga Tirana, libër i parë në gjuhën shqipe nga kjo fushë. Po ashtu në vitin 2020 botoi librin e tij të dytë Universitar me titull ”RADIOAKTIVITETI-NDOTJA DHE MBROJTJA”. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Ka realizuar dhe ka qenë pjesëmarrës i disa projekteve nga fusha e radioaktivitetit dhe mbrojtjes nga rrezatimi. Gjithashtu ka marrë pjesë në një numër të madh të trajnimeve kryesisht nga fusha e sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes nga rrezatimi në shumë vende të botës.

PARATHËNIENë këtë libër, synohet të hidhet dritë mbi një fenomen që është pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme: rrezatimi. Rrezatimi përbën energji që lëviz nga një vend në tjetrin në formën e valëve ose grimcave. Ne hasemi me rrezatimin çdo ditë, qoftë nga burime natyrore si, dielli, toka, ajri, uji, ushqimi që konsumojmë, radoni në mjediset tona të brendshme, rrezatimi kozmik nga hapësira apo rrezatimi që është krijuar nga njeriu, siç janë rrezet X, tomografia e kompjuterizuar (CT) dhe aplikime të tjera mjekësore dhe industriale. Shumica e këtyre rrezatimeve janë të padëmshme, por disa lloje të veçanta mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tonë. Në këtë libër do të shqyrtojmë në detaje llojet e ndryshme të rrezatimit, rreziqet që ai paraqet dhe mënyrat si mund të mbrohemi nga efektet e tij të dëmshme.Një kapitull i rëndësishëm i këtij libri i është kushtuar rrezatimit radioaktiv, i cili dallohet për aftësinë e tij për të depërtuar dhe ndikuar në botën e gjallë. Përdorimi i rrezatimit për qëllime energjetike, mjekësore dhe ushtarake ka sjellë përfitime të mëdha, por ka shkaktuar edhe pasoja të rënda për mjedisin dhe shëndetin publik. Kjo është arsyeja pse informimi dhe edukimi për këtë temë janë të një rëndësie të veçantë.Përdorimi i energjisë bërthamore për qëllime luftarake ka filluar me hedhjen e bombave atomike në Nagasaki dhe Hiroshima në vitin 1945. Efektet shkatërruese të këtyre bombave janë të njohura, duke sjellë vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve dhe shkaktuar dëme të mëdha në mjedis. Gjithashtu, do të shqyrtojmë efektet afatgjata të ekspozimit ndaj rrezatimit jonizues, i cili shkakton dëme në qelizat trupore dhe gjenetike. Studimet mbi të mbijetuarit e bombardimeve atomike dhe xehtarët e minierave të uraniumit kanë treguar pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë kancerin dhe mutacione gjenetike. Këto pasoja nuk ndikojnë vetëm tek individët e ekspozuar, por edhe te gjeneratat e ardhshme.Ky libër synon të ofrojë një pasqyrë të gjerë dhe të detajuar të rrezatimit dhe ndikimit të tij në jetën tonë. Duke kuptuar më mirë rrezatimin, shpresojmë të informojmë dhe ndërgjegjësojmë lexuesit për rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të rrezatimit për një të ardhme më të sigurt dhe më të shëndetshme.Autori Prishtinë, 2024

Prof. Assoc. Dr. Sc. Fadil Hasani was born in the village of Vërban, Bujanoc Municipality. He completed his elementary education in his hometown and his high school education in Bujanoc. He graduated from the Faculty of Mathematical and Natural Sciences, specializing in Chemistry at the University of Pristina. He completed his postgraduate studies in Analytical Chemistry and Environmental Chemistry in 2008 at the University of Pristina. In 2010, he enrolled in doctoral studies, and in 2013 he earned the academic degree of “Doctor of Sciences” at the Agricultural University of Tirana. His dissertation research was conducted at the Institute of Applied Nuclear Physics in Tirana, under the supervision of Prof. Dr. Kostandin Dollani, with the topic “Assessment of Radioactive Environmental Pollution.”Since the 2011/2012 academic year, he has been a lecturer at the College of Medical Sciences “ALMA MATER EUROPA CAMPUS – REZONANCA” in Pristina, where he continues to work.From 2008 to 2022, he worked in the Office of the Prime Minister, at the Kosovo Agency for Radiation Protection and Nuclear Safety in the position of Inspector for Nuclear Safety and Radiation Protection, with over 14 years of experience in this field. He is recognized as an expert in “Ionizing Radiation Protection” by the Kosovo Agency for Radiation Protection and Nuclear Safety. After leaving the Office of the Prime Minister, specifically the Kosovo Agency for Radiation Protection and Nuclear Safety, he founded the company “AlphaExpert” for radiation protection and safety, where he leads its activities, conducting expertise and training in the field of safety and radiation protection.To date, he has published over 40 scientific papers in prestigious national and international journals, including those in Albania, Italy, Hungary, Poland, Romania, Austria, Germany, the United Kingdom, the USA, Turkey, and others. In 2014, he published the university textbook “RADIOCHEMISTRY” with two co-authors from Tirana, the first book in the Albanian language in this field. Additionally, in 2020, he published his second university textbook titled “RADIOACTIVITY – POLLUTION AND PROTECTION.” He has participated in numerous national and international scientific conferences. He has also been involved in and contributed to several projects in the field of radioactivity and radiation protection. Furthermore, he has participated in a large number of training programs, primarily in the field of nuclear safety and radiation protection, in various countries around the world.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here