Plaku me kifle
Në tërësi i padobishëm nën
Lisin e Pavlonisë
Këpucët që i mban janë dy numra më të mëdha
Edhe kur ec gishtat i shtyen përpara
Si në tytën ë pushkës
Të gatshme që të shkrep
në fytyrat e nemitura në rrugë
Me dy dyar vesh pantallonat
Dhe i mban i mban i mban
Derisa nuk i duhen më duart, më pas i lëshon
Dhe pantallonat prapë i binë në kuka me dhimbje
Nuk është më ai xhentlemen i pashëm
Ma shami ngjyrë bordo rreth qafe
Rrugës së të dashuruarve në Sarajevë
Tash ulet në bankën e ftohtë
Dhe në fletën e pavlonisë
I rendit kiflet si guraleca
Mbrapa tij një burr më nënkëmishën e bardhë
Pjek suxhuk dhe krihët e zogjëve, e shtunë është
Koha për zgarë, koha për shikimin e butë të gruas
Koha për diellin nën kapakët e syve
Dhe për t’ia krisur këngës
Ndërkaq plaku i pshurrur në bankë
Nuk lëvizë në aromën e zogut të pjekur
Nën të pëllgu i shurrës
Ku ende pikon
I numron kiflet duke frymëmarrë
Shtatë, tetë, nëntë, dhjetë
Është vjeshtë, binë fletët e pavlonisë
Edhe unë nuk jam e sigurt a po i numëron plaku
Kiflet apo vitet e mira të jetës së tij
E cila po ashtu është në rënie
Edhe atëherë edhe tani
Në shtëpinë time të lindjes
Në murre nuk varreshin
Pasqyret
As në radio nuk shkonte muzika
Pleqtë vdisnin çdo
Pranverë dhe vjeshtë
Sa herë që dheu nën
Lopatë ishte i rëndë
Dhë pasqyret çdoherë ishin
Të mbuluara
Isha vetëm unë ajo që hiqja havllinë e zëzë
Dhe me buzëqeshje shikoja fytyrën time
Nëna ime njëherë hyri na banjo
Derisa para pasqyrës
qëndroja lakuriq
prej asaj kohe kemi jetuar
pa pasqyre
Edhe sot kur moti iku ajo kohë
Dhe shtëpia ime e lindjes nga bari u mbulua
Ndërsa pleqtë e vdekur janë harruar
Ende e dëgjoj nënën si bërtët
“Tash fatkeqësia do të të përcjellë tërë jetën”
Dhe unë ende vërtet nuk di
a kishte ajo të drejtë
Dëshmitari
Me shikim kërkoj acarrin nëpërmjet dritarës
I cili nga kopështi thith tërbimin
Nënë degë të dërmuara të beharit të pjeshkave
Njeriu u ul dhe e ledhaton macën
Herët në mëngjes
E ai erdhi të çaj drunjtë
Në oborrin e komshiut
Çan nga dje dhe malthi i të çarëve
Së shpëjti do ta mbuloj
Dal jashtë dhe nxjerr petkat
Burri që i çan drunjtë diçka çupurit me macën
Para se ta kap sakicën
Kërsasin heshtjet si zemrat e pabesimarëve
Në vaktin e vdekjes
Zogjtë fluturojnë kah qielli
Ai i rrotullonë shuplakat e tij
Sepse petalet e luleve të pjeshkës
Valëvojnë si flamuj
Dhe e shoh si e ndali frymën
A po e sheh edhe ti more Zot?