Home Ballina ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E PEIZAZHIT

ARKITEKTURA BASHKËKOHORE E PEIZAZHIT

114
0

Libri “Arkitektura bashkëkohore e peizazhit” me autor Prof. Dr. Nexhat Balaj, është i pari i këtij lloji në botimet në gjuhën shqipe, i cili trajton problemet që lidhen me planifikimin e peizazhit urban dhe arkitekturën e gjelbër në përgjithësi. Ky libër është një referencë gjithëpërfshirëse me të cilën ofronhen në mënyrë shumë profesionale integrimin e Arkitekturës së peizazhit dhe e bën ate pjesë unike të procesit të dizajnit Arkitektural. Libri trajton në mënyrë shkencore principet e projektimit dhe planifikimit të peizazhit urban, teoritë në harmonizimin e ngjyrave në planifikimin e peizazhit, metodat dhe fazat e projektimit të peizazhit, klasifikimin e hapësirave të gjelbruara dhe rekreative, programet profesionale softuerike që ndihmojne në dizajnin e arkitekturës së peizazhit etj. Në pjesën e veçantë libri trajton grupet e bimëve dekorative të cilat mund të përdorën në projektimin e peizazhit siç janë: Bimët për gjelbërimin e lartë, gjelbërimin e mesëm dhe atë të ulët. Ky libër do të ndihmojë mjaft studiuesit në avancimin e njohurive në këtë fushë dhe do të shërbejë si material studimor për studentët dhe studiues të rinj, i cili mund të shfrytëzohet për studime në fushën e Arkitekturës, Arkitektëve të peizazhit urban dhe niveleve të ndryshme shkencore e akademike.Libri paraqet një kontribut të çmueshëm dhe mund të përdoret në nivele Universitare nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Arkitektët e peizazhit, Fakultetit të Agrikulturës, Hortikulturës, Planifikuesve urban, specialistë të gjelbërimit dhe të gjithë ata që dëshirojnë të gjelbërojnë shtëpitë e kopshtet e tyre. Përveç përmbajtjës shkencore rreth hapësirave të gjelbëra dhe rekreative, së bashku me elegancën e formatimit, libri është i pajisur me një numër të madh fotografish të një cilësie shumë të lartë.Book titled:

CONTEMPORARY LANDSCAPE ARCHITECTURE

The book “Contemporary Landscape Architecture” by Prof. Dr. Nexhat Balaj, is the first of its kind in Albanian language publications, which addresses problems related to urban landscape planning and green architecture in general.This book is a comprehensive reference that offers a very professional integration of Landscape Architecture and makes it a unique part of the Architectural design process.The book scientifically addresses the principles of urban landscape design and planning, theories in color harmonization in landscape planning, methods and stages of landscape design, classification of green and recreational spaces, professional software programs that assist in the design of landscape architecture, etc. In a special section, the book deals with groups of ornamental plants that can be used in landscape design, such as: Plants for high greenery, medium greenery and low greenery.This book will greatly assist researchers in advancing knowledge in this field and will serve as a study material for students and young researchers, which can be used for studies in the field of Architecture, Urban Landscape Architects and various scientific and academic levels.The book represents a valuable contribution and can be used at university levels by students of the Faculty of Architecture, Landscape Architects, Faculty of Agriculture, Horticulture, Urban Planners, greenery specialists and all those who wish to green their homes and gardens.In addition to the scientific content about green and recreational spaces, along with the elegance of the formatting, the book is equipped with a large number of photographs of very high quality.

Prof. Asoc. Dr. Nexhat Balaj- Është profesor i rregullt në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT – Universiteti për Biznes dhe Teknologji, në Prishtinë, për modulet mësimore: Arkitektura e peizazhit, Planifikimi i peizazhit &Mjedisi, Bimët dekorative, Menaxhimi i mjedisit, Hortikultura dhe kultivimi i bimëve zbukuruese.Lindi në Dobërdelan të Komunës së Suharekës në Republikën e Kosovës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm, drejtimin e shkencave natyrore në Suharekë. Në vitin 1993 diplomoi në Fakultetin e Agronomisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2002, vazhdoi studimet e Magjistraturës në drejtimin Hortikulturë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, ku morri gradën Magjistër i shkencave në fushën e Hortikulturës:Bimëve zbukuruese dhe parqeve. Më pas kreu një specializim njëvjeçar në Universitetin Wageningen & Research në Holandë, në Programin Landscape Architecture and Planning.Në vitin 2009 mori gradën Doktor i Shkencave në fushën e Flortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit.Fushë veprimtaria kryesore akademike-shkencore është:Arkitektura e peizazhit, Parqet dhe hapësirat rekreative, Planifikimi i Peizazhit urban, Menaxhim Mjedisi, Hapësirat e gjelbra dhe mjedisi, ,Florikultura dhe kultivimi i bimëve zbukuruese.Në Fakultetin e Agrobiznesit në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, ishte themelues i moduleve mësimore: Mjedisi, Parqet dhe Peizazhit, Bazat e Lulëtarisë dhe Bimët dekorative. Nga viti 2008-2016, ka punuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Preokupim kryesor i tij është puna shkencore-hulumtuese. Në revista të njohura shkencore në botë dhe vend ka të publikuara 75 punime shkencore, si dhe ka marrë pjesë konferenca vendore dhe ndërkombëtare me karakter shkencor në fushën e ngushtë me 125 punime shkencore. Ka të botuar librat Universitar:Arkitektura Bashkëkohore e Peizazhit (2022); Trëndafili në arkitekturën e mjediseve të gjelbra urbane (2012); Kultivimi i luleve (2004); Trëndafili (monografi),(2005). Gjatë karrierës së tij ka projektuar dhe udhëhequr mbi 200 projekte në nivel vendor dhe ndërkombëtar në fushën e gjelbërimit urban, konceptit të qyteteve ekologjike, planifikimit të peizazhit dhe parqeve. Me eksperiencën e tij, organizoi trajnime dhe konsulenca vendore dhe ndërkombëtare si dhe paraqitje në media rreth problematikave në fushën e planifikimit të peizazhit, mjedisit urban dhe bimëve dekorative në hapësirat e gjelbra. Është i martuar dhe ka katër fëmijë. Jeton në Prishtinë.

CV- English

Assoc. Prof. Dr. Nexhat Balaj, Professor at the Faculty of Architecture and Spatial Planning at UBT – University of Business and Technology, in Pristina, for the teaching modules:Landscape Architecture, Landscape Planning& Environment, Decorative Plants, Environmental Management, Horticulture and Cultivation of Ornamental Plants.He was born in Dobërdelan, Suhareka Municipality in the Republic of Kosovo. He completed primary school in his hometown, while secondary school, natural sciences in Suhareka.In 1993, he graduated from the Faculty of Agronomy at the University of Pristina, while in 2002, he continued his Master’s studies in Horticulture at the Agricultural University of Tirana, Faculty of Agriculture and Environment, where he received the degree of Master of Science in the field of Horticulture: Ornamental Plants and parks. He then completed a one-year specialization at Wageningen University & Research in the Netherlands, in the Landscape Architecture and Planning Program.In 2009, he received the degree of Doctor of Sciences in the field of Floriculture and Landscape Architecture.The main academic-scientific field of activity is: Landscape Architecture, Parks and recreational spaces, Urban Landscape Planning, Environmental Management, Green spaces and environment, Floriculture and cultivation of ornamental plants.In the Faculty of Agribusiness at Haxhi Zeka University in Pejë, he was the founder of the teaching modules: Environment, Parks and Landscape, Basics of Floriculture and Decorative Plants.From 2008-2016, he worked in the Government of the Republic of Kosovo, in the Ministry of Environment and Spatial Planning.His main preoccupation is scientific-research work. 75 scientific papers have been published in well-known scientific journals in the world and in the country, and he has participated in local and international conferences with a scientific character in the narrow field with 125 papers. He has published the University books: Contemporary Landscape Architecture (2022); The Rose in the Architecture of Green Urban Environments (2012); Cultivation of flowers (2004); Rose (monography) (2005).During his career, he has designed and led over 200 projects at the local and International level in the field of Urban greening, the concept of ecological cities, Landscape planning and Parks. With his experience, he organized Local and International trainings and consultancy as well as appearances in the media about issues in the field of Landscape planning, Urban environment and Decorative plants in Green spaces.He is married and has four children. Lives in Pristina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here