Poezi nga Prof. Dr. Draško Došljak, Mali i Zi
Marsi
Kujtimi nuk është dhimbje
Me qëndrim të përhershëm
Ajo është aty edhe Ai është aty
Hapat e fundit
Shikimet
Dhe porositë
E fundit
Orë pritjeje
Dhimbje
Vaji që zgjat
Dhe ngjyra e zezë
Dollapi i mbyllur
Mjaftë mbeti për dhimbje
Dhe pritje
Agim shtatori
Nuk agon çdo mëngjes njëlloj
Çdo agim nuk është i mjegullt
As shirat
Nuk janë siç ishin dikur
Aty janë ato
E njëri është i shtatorit
Shikim diellor në ardhmëri
Në qiellin që s’është i lartë
Në tokën e cila nuk është veç shkëmbore
Agimi i shtatorit është
I përhershëm
Dhe ende zbardh agimi i shtatorit
Ëndrra
Kur zgjohem
E harroj ëndrrën
Në ëndërr nuk ëndrrohet
Harroj
Bukuritë pa emër
Kujtoj natën
Për shkak të syve që i ka
Dhe natën e pres
Edhe natën e parë
Edhe të dytën
Dhe pres ta kujtoj të përjetuarën
Pritja është ëndërr
Përktheu nga origjinali:
Fahredin Shehu